Mos dyshoni kurrë në atë që kanë shpikur japonezët.
“Otonamaki” është terapi japoneze e cila viteve të fundit po aplikohet gjithnjë e më shpesh.
Me ndihmën e këtij tretmani mund të zgjidhni shtangimin dhe të pengoni dëmtimin e kurrizit.
“Otonamaki” është mbështjellja e të rriturve në formë fetusi, siç mund ta shihni në video, transmeton Telegrafi.
https://www.youtube.com/watch?v=qlfHAK4y39o
Këtë metodë e kanë zhvilluar mamitë japoneze, të cilat në këtë mënyrë kanë shëruar të sapolindurit dhe bebet.
Me kohë është arritur në konkluzionin që ky tretman është i efektshëm edhe për problemet me kurrizin të cilat i kanë të rriturit.
Gjatë terapisë e cila zgjat 20 minuta trupi vendoset në pozitën primare më të natyrshme, përkatësisht në atë pozitë të cilën e ka pasur kur ka qenë në mitër, gjë që pushon enët nervore dhe enët e gjakut të cilat përshkojnë kurrizin. /Telegrafi/