Telegrafi

Shikoni lëkundjet që i shkaktoi tërmeti që preku Japoninë (Foto/Video)

Një tërmet i fortë prej 6.4 shkallë të Rihterit, ka goditur sot pjesën jugore të Japonisë.

Shërbimi Meteorologjik i Japonisë, ka njoftuar se tërmeti ka ndodhur rreth 21:26 sipas orës lokale, transmeton Telegrafi.

Ky shërbim ka siguruar qytetarët e Japonisë se nuk ekziston ndonjë rrezik nga ndonjë cunami.

Aktualisht, nuk janë vlerësuar dëmet materiale që mund të ketë shkaktuar ky tërmet. /Telegrafi/