Site icon Telegrafi

Shikoni Lamborghinin e parë me mbulesa të rrotave

Kapakët janë ende pjesë përbërëse e ofertës së veturave, por jo në botën e atyre luksozeve.

Kështu do të qëndrojë sepse rrotat e çelikut që vijnë në paketë janë pjesë e një historie tjetër në të cilën një Lamborghini nuk është dhe nuk do të ketë as një rol mbështetës. Edhe pse nuk kemi asnjë dyshim se Aventador do të dukej shumë në “mullinjtë e çelikut”.

Megjithatë është një veturë e prezantuar më shumë se një dekadë më parë që tërheq vëmendjen edhe sot kudo dhe në çfarëdo shoqërie që shfaqet.

Këtu, megjithatë, gjërat janë krejtësisht të ndryshme. Sado e çuditshme të duket, këto janë mbulesa mbrojtëse, këtë herë në Lamborghinin e fundit të fuqizuar nga një motor i racës së pastër V12 pa asistencë elektrike. Ajo që shihni është Ultimae dhe do ta pranoni se duket e çuditshme me kopertina të plota. Ato do të hiqen vetëm pasi vetura t’i dorëzohet pronarit të lumtur, nëse nuk bien më shpejt.

Mbani në mend se Ultimae ende po hyn në fushën e veturave më të lira, për të mos përmendur veturat me kosto mesatare. Çmimi është nën gjysmë milioni euro, që është rreth shtatë herë më pak se Siana FKP 37, e cila i dorëzohet pronarit plotësisht e mbrojtur nga ndikimet e jashtme.

Le të përsërisim materialin dhe të themi se 6.5 V12 atmosferik jep 780 kuaj/fuqi dhe 720 Nm, çka e bën atë më të fuqishëm edhe se versioni SVJ. Kupeja arrin 100 km/h për 2.8 sekonda, në 200 km/h është pas 8.7 sekondash dhe maksimumi i saj është 355 km/h. /Telegrafi/

Exit mobile version