Telegrafi

Shikoni ku i është futur gjilpëra Tunës? (Video)

Këngëtarja Tuna sapo ka nxjerrë në treg këngën e saj më të re në bashkëpunim me Vig Poppa “Zemra jeme”, këngë kjo e cila është pritur mirë nga fansat.

Edhe vieoklipi i këngës është mjaft interesant, është realizuar nga Imagine Films, por këngëtarja na ka treguar se ka pasur edhe peripeti gjatë realizimit të tij.

Së fundmi ajo ka publikuar në Instagram një video ku shihet teksa ka ndërprerë xhirimet për shkak se i kishte ngelur një gjilpërë në prapanicë.

Këngëtarja ka akuzuar stilistin e saj Valdrin Sahitin për këtë gjë. /Telegrafi/