Në këtë koleksion ju mund të zbuloni veshje të ngrohta, të cilat duken të thjeshta, por përmbajnë edhe elemente ‘trendy’ të cilat mund t’i shikoni në këtë set.
Materialet e printuara mund të jetë elementi më i spikatur në të gjithë koleksionet, por çorapet e gjata janë një ide e thjeshtë të cilën mund ta realizoni fare lehtë. Një xhaketë gëzofi, një triko leshi, janë elementë të cilët duhen me doemos të jenë pjesë e gardërobës tuaj këtë vit. Duke mos harruar të përfshijmë dhe aksesorët të cilët kanë një rol të rëndësishëm në këtë koleksion, shallet dhe çantat, kapelat, çizmet, janë mënyra e duhur për të perfeksionuar pamjen tuaj, pa e rënduar atë.
Shikoni koleksionin më të ri të prezantuar këtë sezon, që ju të visheni sa më ngrohtë dhe ‘trendy’ në stinët e ftohta. /Telegrafi/