Site icon Telegrafi

Shikoni ”Ishullin e gjarpërinjëve” në liqenin e Prespës (Video)

Në Prespë ka një ishull të vogël që ndryshe quhet si ”Ishulli i gjarpërinjëve” të cilët e zbukurojnë florën dhe faunën e këtij qyteti të vogël në Maqedoni.

Për shumë avanturistë dhe kërkues të bukurive të natyrës, ky ishull është një ndër vendet më atraktive në këtë rreth dhe gjithashtu shumë sfidues për turistët e guximshë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Një pushues nga Ohri ka marrë guximin që të filmojë një pjesë ”të aksionit” të gjarpërinjëve.

Qytetari nga Ohri ka filmuar pamjet e një çerdheje të gjarpërinjëve që tani e kanë sezonën e mbarësimit.

Nëse keni dëshirë dhe shumë guxim, shikojeni këtë video për të parë se çfarë ka në këtë shoqëri gjarpërinjësh. /Telegrafi/

Exit mobile version