Ylli i Besiktasit, Quaresma realizoi një prej golave më të mirë të viteve të fundit ën ligën e kampionëve.
Besiktasi barazoi 1-1 ndaj Dynamo Kievit në Stamboll, teksa kjo u prit shumë keq nga tifozët vendas.
Por, shumë më mirë u prit goli hapës i realizuar nga ylli portugez, Quaresma.
Futbollisti u pozicionua mjaft mirë dhe realizoi një gjuajtje perfekte nga goditja e lirë për të realizuar një prej golave më fascinant ndër vite.
Karakteristik është edhe ekzaltimi i publikut, shkruan Telegrafi, që bëri që i gjithë stadiumi të dridhej.
Mëkat që Besikatas nuk fitoi, por në videon më poshtë mund të shikoni këtë gol të jashtzakonshëm. /Telegrafi/