Armando Sadiku ka vazhduar me formën e tij të mirë në Ligën e dytë të Zvicrës me Zurichun.
Skuadra bardh e kaltër triumfoi në udhëtim tek Schafhausen me rezultat 3:1.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi në minutën e 52-të kur doli përballë portierit dhe shënoi pa problem.
Goli ndaj Schafhausenit ishte i katërti këtë edicion për Sadikun i cili edhe pse kishte oferta Zurichu nuk e lejoi të largohet. /Telegrafi/