Site icon Telegrafi

Shikoni gjoksin e Kyliet dhe mësoni shpjegimin pse është rritur (Foto)

Pjesëtarja më e re e klanit Kardashian, Kylie Jenner, me vite të tëra ka qenë në fokus të mediave.

Sidomos vëmendje të madhe kanë tërhequr transformimet në trupin e saj, transmeton Telegrafi.

Para dy vitesh, ajo i ‘fryu’ buzët, ndërsa pas mohimeve për një kohë të gjatë, në fund e pranoi se ka bërë intervenim estetik.

Lexo po ashtu Të famshmet Kardashian janë dëshmi se “paratë mund ta blejnë lumturinë” (Foto)

Tash, fansat e 19-vjeçares kanë filluar ta komentojnë gjoksin e saj duke pohuar se ylli televiziv i është nënshtruar operacionit plastik për zmadhimin e gjinjve.

Mirëpo, përmes një postimi në Twitter, Kylie ka mohuar gjithçka duke thënë se është fjala për ndikimin e hormoneve dhe se është para menstruacioneve.

Motrat Kardashian/Jenner janë të njohura për ndryshimet në fizikun e tyre dhe për numrin e madh të ndërhyrjeve kirurgjike, me ndihmën e të cilave e kanë ndërruar komplet imazhin dhe janë bërë femrat më të njohurat në planet. /Telegrafi/

Exit mobile version