Site icon Telegrafi

Shikoni gjithë rutinën e mëngjesit të Cindy Crawford-it, falë së cilës duket njëzet vjet më e re

Kjo bukuroshe 53-vjeçare betohet në rutinën e vet e cila i mundëson që çdo ditë të duket më e re, më e kuruar dhe më e freskët, por për të cilën i nevojiten më pak se 10 minuta

– Tani po bëj grim shumë më pak se më parë, që do të thotë se kujdesi për lëkurën time është shumë më i rëndësishëm, ka thënë ajo, transmeton Telegrafi.

Pas larjes së fytyrës ajo vë serum, i cili i ndihmon që lëkura e saj të jetë e furnizuar me kolagjen. Pastaj pason masazhi i qeskave të syve, në mënyrë që të jenë më pak të ënjtura dhe të mos jenë të kaltër. Pas kësaj vë losion me faktorin mbrojtës dhe kjo është bazë e shkëlqyeshme për fillim të ditës.

– Kur kam filluar të merrem me modelim nuk kam ditur asgjë për grimin dhe kurën e lëkurës. Puna ime e parë si modele ka nënkuptuar që vetë të grimohem.

Kam pasur fotografim me Iman dhe Dianne deWitt, ndërsa këto diva vetë janë grimuar. Unë pata blerë një pudër dhe maskarë dhe më kujtohet që pata qëndruar para pasqyrës duke provuar t’i imitoja lëvizjet të cilat ato të dyja i bënin në mënyrë që edhe unë të bëja grimin. Secila nga ne duhet të ketë rutinën e vet. Ndonjëherë është e nevojshme aq pak, siç është grimi i vetullave apo maskara të cilët mund ta plotësojnë dukjen tuaj, ka thënë Cindy.

Ajo ka shtuar që me kalimin e kohës gjithnjë e më pak i do pudrat e lëngshme për shkak se qëndrojnë në rrudha dhe theksojnë madje edhe ato linjat më të vogla, të cilat gjenden në fytyrë.

Cindy ka zbuluar që është shumë e lumtur që kurrë nuk i ka ndukur tepër vetullat, prandaj edhe sot e kësaj dite i janë të dendura, prandaj të njëjtën gjë ia ka thënë edhe vajzës së vet.

Pak shkëlqim në mollëza të faqeve bën që fytyra të duket më e tendosur dhe jo sikur t’i ketë rënë tonusi.

– Me kalimin e viteve kam kuptuar dëshiroj që në lëkurë të kem ndjenjë kremoze, e cila është e hidratuar dhe e butë, para se të bëhet e thatë, ka thënë Cindy.

Kjo divë krenare duket që të nëntëdhjetat për të akoma vazhdojnë. Njëherë bukuroshe kulmore, gjithherë bukuroshe kulmore.

/Telegrafi/

Exit mobile version