Dieta e papërshtatshme mund të ketë efekt të keq në fytyrën tuaj, më së shumti në ngjyrën e tenit dhe në plakjen e hershme
Dermatologia e të famshmëve, Nigma Talib, konsideron që ushqimi dhe pijet kanë ndikim direkt në fytyrën tonë dhe rezultojnë në simptoma të dallueshme të cilat ajo i identifikon si “fytyrë qumështi”, “fytyrë vere”, “fytyrë sheqeri” dhe “fytyrë gluteni”, transmeotn Telegrafi.
“Kur pacientët hyjnë në ordinancë, menjëherë mund të shoh me cilin ushqim e teprojnë sipas asaj se si u plaket fytyra”, thotë mjekja e njohur, “mjafton vetëm një ditë e teprimit me ushqim të papërshtatshëm dhe menjëherë do të shkaktohen ënjtje dhe fryrje”.
Ajo këshillon që ta vështroni fytyrën tuaj, të shihni ku gjenden rrudhat, aknet, puçrrat, lëkura e thatë etj., dhe prandaj kushtoni kujdes ushqimit i cili nuk ju përshtatet.
Nëse e teproni me sheqerin (“fytyrë sheqeri”) do të keni më së shumti rrudha në ballë, lëkura nën sy ju është e varur, lëkura e gjithë fytyrës ju është e hirtë dhe e tëholluar, ndërkaq në shumicën e rasteve shfaqen edhe akne nën lëkurë.
Produktet e qumështit nuk u përshtaten të gjithëve, domethënë disa njerëz thjesht nuk kanë tolerancë ndaj tyre dhe në atë rast duhet t’i shmangin. Nëse identifikoni disa nga simptomat e fytyrës “fytyrë qumështi” (kapakët e ënjtur, qeskat dhe puçrrat) – ju jeni ndër ata njerëz.
E ashtuquajtura “fytyrë vere” është karakteristike për njerëzit të cilët e teprojnë me alkoolin, ndërkaq shenjat kryesore të kësaj fytyre janë rrudhat midis syve, kapakët e lëshuar, poret e rritura, lëkura e dehidratuar dhe linja mbi faqe, faqe të kuqe dhe hundë dhe rrudha të thella nazolabiale.
Nëse jeni të ndjeshëm ndaj glutenit, këtë do ta identifikoni nga faqet e skuqura dhe të ënjtura, ngjyra e ndryshme në fytyrë dhe më së shumti në mjekër. /Telegrafi/