A keni mundur ta gjeni?
Ky ilustrim bardh e zi ndoshta së pari ju lidh me një barkod ose thjesht shihni vetëm vija bardh e zi.
Në thelb, çfarëdo që të mendoni për këta të dy (barkod apo vija bardh e zi) – nuk jeni larg, por ka diçka të papritur pas saj, domethënë një kafshë.
Detyra juaj është të gjeni mënyrën për të dalluar kafshën e fshehur, transmeton Telegrafi.
Ky iluzion optik u shfaq në internet në vitin 2019, por ende i huton njerëzit, sepse shumica pretendojnë se nuk ka asnjë mënyrë, domethënë se nuk ka kafshë që fshihet pas linjave.
A keni mundur ta gjeni atë?
— Dr Michelle Dickinson (@medickinson) January 10, 2019
Nëse jo – ne do t’ju tregojmë një sekret. Lëvizni kokën majtas-djathtas dhe do të shfaqet një kafshë me gëzof.
Për të gjithë ata që nuk kanë arritur ta shihnin kafshën, ajo është një mace.
/Telegrafi/