Real Madridi ka pasur festime të shfrenuara mbrëmë pas fitores ndaj Atleticos.
Reali u shpall kampion falë një penaltie të huqur nga Juanfran e cila u shfrytëzua nga një konkretizim perfekt i Ronaldos.
Dhe festa pas ngritjes së trofeut në fushë vazhdoi edhe në zhveshtore.
Lexo më shumë: Për kë bënë tifo mbrëmë Geti e Marina, kush fitoi mbrëmë?
Reali siç dihet ka qëndruar në zhveshtoren e Interit në stadiumin San Siro, zhveshtore e cila edhe i solli fat Los Blancos.
Kujtojmë se Interi në vitin 2010 po ashtu qëndroi në stadiumin e Realit ku edhe ngriti trofeun e tretë në histori të klubit në këtë garë, shkruan Telegrafi.
Gjithçka në këtë botë kthehet… /Telegrafi/