Telegrafi

Shikoni çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Kanë ndryshuar çmimet e derivateve në Maqedoni dhe ky lajm do t’i gëzoj vozitësit që kanë vetura dizel. Komisioni Rregullator për Energjetikë i Maqedonisë sot ka publikuar çmimet e reja që jua transmeton Telegrafi Maqedoni.

Çmimi i dizelit ulet për 1 denarë, përkatësisht nga tani Eurodizel do të kushtojë 48 denarë/litër. Gjithashtu me 1 denarë do të ulet edhe çmimi i vajit të lehtë për amvisëri do të kushtojë tani nga 36.50 denarë/litër.

Çmimet e Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të ngelen të njejta, pra do të jenë: Eurosuper BS-95: 61.00 denarë/litër dhe Eurosuper BS-98: 63.00 denarë/litër./Telegrafi/