Telegrafi

Shikoni çfarë u bëjnë arinjve në Shqipëri (Foto)

 

Tabloidi britanik “Daily Mail”, në një artikull të botuar së fundmi i ka kushtuar rëndësi të veçantë keqtrajtimit që po i bëhen kafshëve në Shqipëri.

Disa fotografi të postuar së fundmi është dëshmi se si arinjtë ngjyrë kafe keqtrajtohen në Shqipëri, këto fotografi janë edhe pjesë e fushatës kundër tmerreve që po bëhen ndaj tyre, transmeton Telegrafi.

Në fotografitë shokuese shfaqen arinjtë e lidhur me zinxhirë që mbahen në kafaze të vogla, duke i shfrytëzuar si atraksione turistike, derisa ekspertë të mirëqenies së kafshëve i kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare të godasin ashpër abuzimin e hapur.

Fushata kundër keqtrajtimit, ka zbuluar se si turma e njerëzve mblidhen për ta parë ariun në “shtëpinë e tij të re – një kafaz i vogël i vendosur pranë një restoranti në malet e bukura afro 40 milje në veri të kryeqytetit shqiptar.

Është interesant fakti se si në artikull theksohet kequshqyerja dhe detyrimi me forcë i konsumimit të birrës. /Telegrafi/