Një burrë është filmuar duke ushqyer peshqit e llojit piranja, duke mbajtur në duar kokën e një demi të cilën e zhyt në ujë.
Në momentin që këto piranja ndjejnë aromën e gjakut të kokës së demit, vërsulen duke e copëtuar, derisa çuditërisht dora e burrit shpëton pa u kafshuar, transmeton Telegrafi.
Vetëm brenda tri ditëve kjo video është shikuar mbi 170 mijë herë, ku piranjat shihen duke dalë nga uji dhe me çdo kusht tentojnë të hanë mishin e demit.
Është interesant se si burri që po mbante në duar kokën e demit, është përgëzuar nga shumë lexues për guximin që e kishte pasur. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=gYQKlVT_Kus