Telegrafi

Shikoni çfarë kaosi shkaktohet në trafik, kur roboti arratiset nga qendra e testimit (Video)

Një robot kishte arritur nga zona e testimit në qytetin rus Perm, duke shkaktuar kështu tollovi dhe kaos në trafik.

Sipas videos së postuar në internet, roboti që është arratisur kishte përfunduar në rrugët e qytetit, ku kishte bllokuar lëvizjen e lirë të komunikacionit në momentin që bateritë e tij janë harxhuar, transmeton Telegrafi.

Në video mund të shihet, se si një polic i trafikut mundohet të rregulloj komunikacionin duke qëndruar pranë robotit të “fikur”.

Besohet se roboti ishte arratisur për shkak të pakujdesisë së njërit prej inxhinierëve, i cili kishte harruar derën e hapur të laboratorit.

Ky robot kishte arritur të përshkoj mbi 50 kilogram, derisa bateritë i janë harxhuar dhe kështu përfundoi në mes të rrugës. /Telegrafi/