Videoja e një ushtari Indian i cili ankohet për cilësinë e ushqimit që u shërbehet ushtarëve në kufi me Pakistanin është bërë virale në rrjetet sociale duke marrë më shumë se 8-të milionë klikime brenda ditës.
Në videon e publikuar të hënën, Tej Bahadur Yadav tregon një pite të djegur dhe thjerrëza që sipas tij është i vetmi ushqim me të cilin ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kufijve në Indi ushqehen.
“Kjo është cilësia e ushqimit që ne marrim, si mundet që një ushtar të kryejë detyrën e tij me këtë ushqim?”,thotë ai gjatë videos.
Ushtari shprehet se për këtë gjë ai nuk fajëson qeverinë e vendit, por sipas tij kjo vjen si pasojë e korrupsionit në rradhët e zyrtarëve të lartë të ushtrisë, transmeton oranews.
Yadav përfundon videon e tij duke thënë se cilësia e ushqimit është aq e dobët saqë shpeshherë ushtarët nuk janë në gjendje të kryejnë detyrën e tyre në mbrojtje të kufijve të vendit.
https://www.youtube.com/watch?v=xE2380zFbfE