Skenat e dhunës janë para në rrugët e Marseille para dhe pas ndeshjes ndërmjet Anglisë dhe Rusisë.
Xhirime të shumta me skena të dhunës së tifozëve të këtyre dy skuadrave janë publikuar në internet.
Në një nga xhirimet e publikuara në YouTube, shfaqet një skenë e rrahjes, me ç’rast një tifoz anglez qëndron përballë dhjetëra rusëve, edhe pasi i ikin shokët e tij.
Megjithatë, ai përjeton goditje të rënda, përplaset për toke dhe humb vetëdijen nga rrahja e rusëve, të cilët pas disa goditjeve e lënë në tokë dhe vazhdojnë tutje. /Telegrafi/
https://youtu.be/MuwRppyRmx4