Telegrafi

Shikoni 20 trepikëshat e fitores së Houstonit kundër L.A.Clippers (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në NBA.

Houston Rockets ka triumfuar si mysafirë i Los Angeles Clippers me rezultat 122-103.

Në këtë ballafaqim basketbollistët e Rockets si duket ishin të disponuar për të gjuajtur nga vija e tre pikëshit, transmeton Telegrafi.

Në fakt, ata shënuan plotë 20 treshe në fitoren e 43 të raketave të Houstonit.

Vlen të theksohet se krahas këtyre fitoreve teksasianëve kanë regjistruar 19 humbje dhe gjenden në pozitën e pestë të Konferencës Perëndimore. /Telegrafi/