Telegrafi

Shikon film horror, del nga kinemaja duke bërtitur dhe goditur veten (Video)

Shikon film horror, del nga kinemaja duke bërtitur dhe goditur veten.

Një vajzë nga Brazili është dërguar në spital pasi u bë histerike ndërsa shikonte një film horror.

20-vjeçarja, e paidentifikuar, shkoi për të parë në kinema në Teresina filmin amerikan “Annabelle: Krijimi”, por nuk i ka përballuar dot skenat e frikshme.

Ajo ka dalë jashtë duke ulëritur, më pas është shtrirë në dyshemenë e një qendre tregtare afër kinemasë duke goditur veten.

Në një video të publikuar, shihen miqtë e saj që përpiqen ta qetësojë por nuk arritën dot, transmeton oranews.

Shërbimet e emergjencës u detyruan të përdorin një karrige me rrota për ta dërguar në spital, raporton Daily Mail.