“Spidermani” francez, Alain Robert u ngjit në një nga rrokaqiejt më të lartë në Barcelonë pa mbrojtëse.
Kalimtarët dhe policia ishin dëshmitarë se si 54-vjeçari u ngjit dhe zbriti në ndërtesën e qelqit, Torre Agbar duke përfunduar krejt këtë për rreth një orë.
Alpinisti urban është i famshëm për ngjitjet e tij të guximshme në ndërtesa të larta pa mbrojtëse duke mos pasur asgjë më shumë se një shkumës në duart e tij dhe këpucët për ngjitje, transmeton Klan Kosova.
Robert ka pushtuar më shumë se 100 struktura në gjithë botën, duke përfshirë urën Golden Gate në San Francisko, kompleksin Burj Khalifa në Dubai, Kullën Eifel në Paris si dhe Shtëpinë e Operës në Sydney, të gjitha këto pa pajisje të sigurisë.