Pavarësisht ndryshimit të racave, Xiao Jiguo ka një ngjashmëri të pabesueshme me liderin e botës së lirë, Barack Obamën.
Madje 29-vjeçari ka arritu që të fitojë edhe para, më saktë 1500 euro sa herë që imiton Presidentin Obama.
“Një ditë i preva flokët, sepse bënte shumë nxehtë dhe njëri nga kolegët e mi, i cili e kishte parë Obaman më tha ‘dukesh si Obama’”, tregon Xiao për “NBC News”.
“Atëherë unë as që e dija kush ishte Obama. Pastaj të gjithë kolegët filluan të më quanin Obama”, tha Xiao.