Telegrafi

Shikojeni se si makina e policisë e hedh në ajër drerin, cili sërish ia jep vrapit (Video)

Makina e policisë ishte duke lëvizur me një shpejtësi relativisht të lartë, kur dreri doli nga pylli dhe tenton të kalojë në anën tjetër të rrugës, por në këtë moment ai përplaset nga makina e policisë.

Megjithatë, edhe pse kafsha mori një goditje duke “fluturuar” në ajër para xhamit të parë të makinës, u ngrit dhe vrapoi duke u futur në pyll.