Site icon Telegrafi

Shikojeni se çfarë i bëri tornado një dyqani këpucësh në Uruguai (Video)

Një video e bërë në Dolores, Uruguai, të dielën, tregon momentin kur një tornado “shpërthen” një dyqan këpucësh.

Banorët e këtij qyteti të vogël në Uruguain perëndimor janë duke u marrë me pasojat e shtëpive të tyre, pasi një uragan i fuqishëm kishte rrafshuar disa shtëpi, duke shkatërruar gjithashtu edhe makina dhe gjësende tjera, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, për fat të keq të banorëve, nga tornado, pësuan me fatalitet edhe katër persona dhe mbeten disa të lënduar.

Qeveria e Uruguait shpalli të dielën ditë zie kombëtare, një qytet prej 20.000 banorëve, rreth 165 milje në perëndim të Montevideo. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=aRhFo7W8gYg

Exit mobile version