Në Barnaul të Rusisë dy femra shofere janë rrahur me grushte dhe i kanë kapur flokët njëra-tjetrës, për shkak të një zënke rreth vendit të parkimit të veturave.
Derisa njëra ka qenë më e shpejtë dhe ka parkuar veturën, tjera ka dalë me shpejtësi prej veture dhe i është afruar duke bërtitur, transmeton Telegrafi.
Me të hapur derën e veturës, ia ka kapur flokët dhe kanë nisur të rrihen.
Pranë tyre kanë shkuar edhe dy kalimtarë rasti, por e kishin të pamundur t’i ndalonin gratë e inatosura.
Sipas disa komenteve, thuhet se pasi ajo ia ka zënë vendin me veturë, e ka ngritur gishtin e mesit dhe aty ka filluar zënka. /Telegrafi/
https://youtu.be/IwFkGKC3KG8