Telegrafi

Vendi nga e shikoi ndeshjen Bonucci, shikoni se reagoi ai pas dy golave (Foto/Video)

Leonardo Bonucci ishte i dënuar nga klubi për sjelljet e tij, ndërsa trajneri Max Allegri, e ka lënë jashtë skuadrës.

Edhe pse kur u përfshi në listën prej 23 lojtarëve që do të udhëtonin në Portugali, u mendua që ai do të luajë.

Por trajneri në konferencë për shtyp para ndeshjes tregoi që nuk bën pjesën në planet e tij për këtë ndeshje.

Juventusi fitoi pastër 2-0 dhe mbrojtja me Andrea Barzaglin dhe Gorgio Cheillinin treguan formë të lartë.

Leonardo Bonucci e shikoi ndeshjen nga shkallët e stadiumit dhe ishte në disponim dhe e mbështeti skuadrën deri në fund.

Bonucci gjatë ndeshjes

Ai nuk u gëzua aq në golin e parë, por në të dytin festoi me Pavel Nedvendin.

Goli i parë ku Bonucci nuk festoi

Pritet të shihet se a do të vazhdojë inati i trajneri edhe në ndeshjet tjera.

Goli i dytë ku Boni nuk u përmbajt dhe festoi

Juventusi tregoi me këtë lëvizje që është klub serioz dhe individi nuk është asnjëherë mbi klubin. /Telegrafi/