Leonardo Bonucci ishte i dënuar nga klubi për sjelljet e tij, ndërsa trajneri Max Allegri, e ka lënë jashtë skuadrës.
Edhe pse kur u përfshi në listën prej 23 lojtarëve që do të udhëtonin në Portugali, u mendua që ai do të luajë.
Por trajneri në konferencë për shtyp para ndeshjes tregoi që nuk bën pjesën në planet e tij për këtë ndeshje.
Juventusi fitoi pastër 2-0 dhe mbrojtja me Andrea Barzaglin dhe Gorgio Cheillinin treguan formë të lartë.
Leonardo Bonucci e shikoi ndeshjen nga shkallët e stadiumit dhe ishte në disponim dhe e mbështeti skuadrën deri në fund.
Ai nuk u gëzua aq në golin e parë, por në të dytin festoi me Pavel Nedvendin.
Pritet të shihet se a do të vazhdojë inati i trajneri edhe në ndeshjet tjera.
Juventusi tregoi me këtë lëvizje që është klub serioz dhe individi nuk është asnjëherë mbi klubin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=TCegfZmDXnY&feature=youtu.be&a