Telegrafi

Shikojeni momentin kur kamioni shemb urën në Itali (Video)

Është regjistruar momenti kur një kamion ka shembur urën në mbikalimin e superstradës Milano-Lecco në Itali.

Nga incidenti fatal ka humbur jetën 68 vjeçari Claudio Bertini, një mësues fizike në pension ndërsa 4 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 12 vjec

Shkak për shembjen e urës sipas mediave italiane është bërë ngarkesa tej normave e kamionit. Pesha e kamionit ishte 108 ton dhe nuk kishte autorizim për të kaluar në atë mbikalim.

Pas incidentit fatal, ministri italian i Infrastrukturës dhe Transportit, Graziano Delrio, ka ngritur një komision hetimor mbi ngjarjen.