Qytetarët turq, që u thirrën nga presidenti Recep Tayyip Erdogan për ta mbrojtur pushtetin e tij mbrëmjen kur u organizua përpjekja për grusht shtet, bënë gjithçka për ta ndaluar.
Disa prej tyre u dolën edhe tankeve të grupit të ushtarëve puçist për t’i ndaluar ata, transmeton lajmi.net.
Por kjo që do të shihni në video, do t’ju lë pa mend. Protestuesi i del tankut përpara dhe nuk ikë nga rruga edhe kur i afrohet makina ushtarake. Ai shtrihet në asfalt dhe tanku kalon mbi të, por shpëton nga shtypja.
Pritni pak, kjo nuk është e gjitha. Një tank tjetër vjen sërish dhe e njëjta gjë përsëritet. Protestuesi shpëton sërish.