Enterieri dhe pjesa e jashtme e modelit nga Brabus, që arrin deri në 350 km/h (Video)
Kompania gjermane, e cila është e njohur për bashkëpunimet me Mercedes-Benz, e ka lansuar modelin S63 850, transmeton Telegrafi.
Kjo coupe luksoze nga Brabus, ka vija të theksuara të konstruktit të jashtëm, por nuk ka dalë nga format e mëparshme.
Pjesa e brendshme është punuar nga materiale të shtrenjta dhe kualitative, që japin një komoditet të veçantë.
Ndryshe, çfarë e bënë këtë veturë me 850-kuaj fuqi edhe më të veçantë është shpejtësia deri në 350 kilometra në orë. /Telegrafi/