Edhe perandorët do të kishin dëshirë të jetonin dhe punonin në qeverinë e re të Maqedonisë.
Krejt kjo pasi partia që iki nga pushteti ka investuar në bukurinë dhe në dukjen e brendshme të objektit të shtëpisë së pushtetarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kjo u vërejt nga gazetarët që për herë të parë sot janë lejuar që të shëtisin brenda objektit dhe të kapin në objektiv: abazhurët me gurës Sëarovski, enterier luksi, qilima të shtrenjta, vizatime të shtrenjta dhe dyer të drurit të shtrenjtë.
Përndryshe, sipas sistemit elektronik për furnizime publike të Maqedonisë, për fasadën barok të qeverisë janë harxhuar 16.491.000 euro ndërsa për gardhin e hekurt janë harxhuar 700.000 euro. /Telegrafi/