Telegrafi

Shikojeni këtë 3-vjeçar si e mbron gjyshen e tij (Video)

Nuk është gjithçka tek mosha dhe madhësia dhe këtë më së miri e vërteton ky 3-vjeçar që i del në ndihmë gjyshes së tij.

Video është postuar në internet duke bërë gjiron e botës, përcjell lajmi.net

Në këtë video shihet një fëmijë i vogël duke e mbrojtur gjyshen e tij me një shufër metalike nga autoritetet e menaxhimit urban.

Në rrugë dëgjohen të qeshura të mëdha nga kalimtarët.

Nuk dihet se kur dhe ku në Kinë është bërë kjo video.

Mediat raportojnë se kjo ka ndodhur për shkak se zyrtarët e menaxhimit urban e kishin ngacmuar ‘provokuar’ fëmijën duke ngacmuar gjyshën e tij me shaka.