Telegrafi

Shikojeni hajnin e ngathtë (Video)

Me telefon në njërën dorë, kurse në tjetrën një shishe me lëng, një i ri është nisur të kryej plaçkitjen në një shtëpi në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Në xhirimin e bërë nga kamerat e sigurisë, ai së bashku me një shok, shihen duke provuar mundësi të ndryshme, që të hyjnë sa më lehtë në një shtëpi, transmeton Telegrafi.

Pas disa përpjekjeve, mashkulli me bluzë të bardhë e qëllon xhamin e dritares me bërryl.

Kjo bëri që ai të prehet dhe të largohet me shpejtësi nga ballkoni, prej ku donte të hynte në shtëpi.

Në videon e plasuar më poshtë, pas minutës së gjashtë mund të shihni momentin, kur hajni i paidentifikuar preu dorën në xham./Telegrafi/