Nëse ky person me kapelë hyn në dyqanin tuaj, kini kujdes dhe hapni sytë, sepse mund të jeni ju “preja” e radhës.
Ai mund të quhet një hajdut profesionist, pasi ka vjedhur dy celularë brenda 15 minutash.
Siç duket në video, djali me kapele bën sikur po shikon celularët dhe njërin e fut në xhepin prapa të xhinseve, ndërsa tjetrin e fsheh nën krah.
Ngjarja ka ndodhur në një dyqan në Tiranë para 1 viti e gjysmë.
pronari i dyqanit e ka e denoncuar vjedhjen në Komisariatin nr.3, por deri më sot askush nuk ka marrë masa.
Sipas djalit, vlera e celularëve shkon deri në 600 mijë lekë të vjetra.
https://www.youtube.com/watch?v=SfyJ8SKwQGA