Site icon Telegrafi

Shikojeni fotografinë dhe tregoni se cilën figurë shihni aty

Një iluzion optik i çuditshëm ka bërë që përdoruesit e internetit “të kruajnë kokën”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, enigma virale pretendon se bazohet në teorinë se pjesë të ndryshme të trurit kryejnë funksione të ndryshme, që do të thotë se ata kanë më shumë gjasa të dallojnë një kafshë të caktuar – e në këtë rast një peshk ose një sirenë.

Megjithatë, disa përdorues të internetit u hutuan nga vizatimi, duke pretenduar se “truri i tyre ishte thyer” sepse imazhi dukej më shumë si një fokë apo një gomar.

Siç supozohet, ky iluzion pretendon të zbulojë nëse truri juaj është “i majtë apo i djathtë”.

Teoria psikologjike e lateralizimit të trurit thotë se funksionet kryhen nga rajone të ndryshme të trurit, megjithatë ideja që njerëzit kanë “më të fortë anën e majtë ose të djathtë” është hedhur poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version