Telegrafi

Shikojeni drejtpërdrejt: Sony prezanton PlayStation 5 – zbulon detajet e para rreth lojërave, çmimit dhe specifikacioneve

Kanë kaluar gati një dekadë që nga lansimi i PlayStation 4 në vitin 2013, duke na sjellë qindra shtesa të reja në “bibliotekën” e PlayStation.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lojërat kanë evoluar në mënyrë të konsiderueshme që nga ajo kohë, dhe ndryshimi po vjen edhe një herë me prezantimin e një gjenerate të re.

Siç thuhet më tej, PlayStation 5 është vendosur të nisë këtë sezon pushimesh përkrah Xbox Series X, me të dy sistemet që përshkojnë një epokë të re në hapësirën e video-lojërave.

Dhe Sony më në fund do të lëshojë detaje shtesë rreth PlayStation 5, gjatë një transmetimi të veçantë të quajtur “E ardhmja e lojërave” – të cilën mund ta shihni tani – në të cilën shpresojmë të zbulojë detajet e lëngshme në lidhje me PS5 dhe lojërat e tij që ne kemi pritur me padurim. /Telegrafi/