Telegrafi

Shikojeni çfarë bën ky burrë që ta disponojë gruan, e cila priste për të lindur (Video)

Në Birmingham të Anglisë, një burrë e ka veshur mantelin e bardhë dhe ka lëshuar muzikë, për të vallëzuar para gruas së tij, që priste për të lindur.

Bruno Bertulli, që po bëhej baba për herë të parë, është munduar që ta disponojë të dashurën e tij Holly Kane, e cila ishte shtrirë dhe kishte dhimbje të mëdha, transmeton Telegrafi.

Burri 23-vjeçar ka bërë disa lëvizje bizare, të cilat e kanë bërë të qeshte partneren e tij dy vite më të re, dhe për pak çaste i ka harruar dhimbjet.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni vallëzimin e tij qesharak si dhe momenti kur e godet bërrylin, por vazhdon prapë me rutinën.

Mësohet se ata janë bërë prindër të një vajze të shëndetshme, të cilën e kanë pagëzuar Alicia. /Telegrafi/

https://youtu.be/wKAG8W-nEY0