Site icon Telegrafi

Shikoje mirë fotografinë: Ngjyra e kuqe nuk është gjak! Ja për çka është fjala…

Lëngu ngjyrë trëndafili i mishit të freskët është kombinimi i ujit dhe i mioglobinave – proteina të cilat sjellin oksigjenin deri te gjitha qelizat. Gjatë përgatitjes së ushqimit për shitje shumica e gjakut eliminohet nga mishi i freskët.

Sa më shumë që kafsha të përdor muskujt e vet, ato do të përmbajnë edhe më shumë mioglobina, ndërkaq mishi i saj do të jetë më i kuq, transmeton Telegrafi.

Muskujt e kafshëve janë të dedikuar për qëndrim dhe ecje të gjatë për ç’shkak mishi i tyre ka ngjyrë intensive të kuqe. Përkundër kësaj, zogjtë janë të detyruar të lëvizin në periudha të shkurtra për ç’shkak në mishin e shpezëve rrallëherë do të gjeni sasi më të madhe të këtij lëngu ngjyrë trëndafili.

Në kombinim me temperaturat e larta të cilave ua ekspozojmë mishin me rastin e zierjes apo pjekjes, mioglobina ndryshon ngjyrën e mishit – ngjyra e trëndafiltë dhe e kuqja simbolizojnë lëngshmërinë e mishit.

Dhe, mbi të gjitha, mioglobina mund të jetë edhe indikator i freskisë së mishit.

Në kontakt me oksigjenin kjo proteinë ndryshon ngjyrën e errët në të murrmë, andaj kjo pjesë mishi të freskët me këtë ngjyrë tregon që ka qëndruar gjatë në shitore. /Telegrafi/

Exit mobile version