Jake Pulford po udhëtonte me autobus nëpër Belfast të Irlandës, ku pa një skenë të pazakontë dhe shumë qesharake.
Në momentin që pronari u largua prej tavolinës së tarracës, qeni u ngjit me dy këmbët e përparme dhe pasi shikoi me kujdes derisa ai u largua, nisi t’ia pinte birrën nga gota, transmeton Telegrafi.
“Kur e lëpiu për herë të parë u dëshpërua, por vazhdoi dhe më të tutje sepse po i pëlqente. Dukej se nuk po e pinte për herë të parë”, ka shkruar Pulford në imazhin e shpërndarë.
Të pranishmit që e shikuan ngjarjen, u larguan pa e ditur nëse e përfundoi birrën para se të kthehej pronari i qenit, sepse autobusi e vazhdoi rrugën. /Telegrafi/