Trupi ynë na jep shenja të ndryshme të cilat zbulojnë gjendjen tonë shëndetësore
Sytë tanë na tregojnë shumëçka – ky organ i ndjeshëm në mënyra të ndryshme na bën me dije që diçka nuk është mirë te ne.
Jeni shumë nën stres
Nëse përnjëherë fillojnë më shpesh se zakonisht t’ju dridhen qerpikët, kjo mund të thotë që jeni nën stres shumë të madh. Dridhjen e kapakëve të syrit mund ta shkaktojë edhe mungesa magnezit.
Qëndroni shumë gjatë në diell
Tani është dimër dhe ka pak diell, mirëpo sa për t’ju informuar për të ardhmen: Nëse në tambël shfaqet një gungë e vogël, kjo mund të jetë degjenerim jo i dëmshëm i indeve (pinguecula). Fajtor për këtë janë rrezet-UV. Syzet e mira për mbrojtje nga dielli këtë gjë mund lehtë ta pengojnë.
Nivel shumë i lartë i kolesterinës
Rreth irisit – pas të bardhës së syrit bëhet një unazë e bardhë-e verdhemët. Është plotë yndyrë dhe tregon çrregullimin e ndryshimit të yndyrës. Yndyra e tepërt në gjak është e rrezikshme, prandaj lidhet me rrezikun nga infarkti, transmeton Telegrafi.
Keni probleme me organe të caktuara
Ngjyra e verdhë e syve kryesisht është shenjë e problemeve me tëmblin dhe mëlçinë. Ka rrezik të sëmureni edhe nga verdhëza, por të keni edhe pengesa në metabolizëm.
Jeni shumë të tendosur
Nëse ju kanë pëlcitur kapilarët e syve, mos bëni menjëherë panik. Sipas rregullit, kjo skuqje zhduket brenda dy javësh. Gjakun në sy mund ta shkaktojë edhe tendosja e madhe e trupit apo shtypja e lartë e gjakut, që krijohet me rastin e teshtitjes apo kollitjes – dhe atëherë pëlcasin kapilarët e ndjeshëm.
Nëse shpesh pëlcasin dhe nuk pushojnë, mund të jetë shenjë e sëmundjes së metabolizmit, glaukomës apo pengesave në rastin e ngjizjes së gjakut.
Shikoni keq
Nëse “ngadalë, por sigurt” filloni të shikoni më dobët ambientin përreth vetes, kjo mund të jetë shenjë që ju janë të domosdoshme syzet. Mirëpo, dobësimi i shikimit mund të jetë simptomë e diabetit.
Për çdo rast, kërkoni ndihmën e mjekut. /Telegrafi/