Një grua shtatzënë nën një statujë të Virgjëreshës Mari, një burrë që mbante një kryq gjigant derisa gjendej në pjesën e pasme të një biçiklete dhe një pensionist “me sy të trullosur”.
Këto janë vetëm disa nga personazhet e çuditshëm të kapura nga fotografi britanik Sam Gregg në Napoli, përcjell Telegrafi.
Sam thotë se ai mori këtë seri pamjesh të jashtëzakonshme në qytetin italian për të kompensuar reputacionin negativ që ka fituar për varfërinë, krimin dhe dhunën e bandave dhe shoqërimin e tij me mafian e Camorra.
Ai e quajti koleksionin ‘Shiko Napolin dhe vdis’ – një citim nga Johann Wolfgang von Goethe, shkruar në vitin 1786.
Poeti gjerman mendoi se qyteti ishte aq magjik saqë çdo vizitor do të tundohej të qëndronte për gjithë jetën.
Fotografitë janë bërë të gjitha në zonat qendrore të Napolit të Forcellës, Quartieri Spagnoli, Rione Sanità dhe Santa Lucia. /Telegrafi/