Sot buzëqeshjet që tregojnë dy dhëmbë të mesëm me hapësirë mes tyre nuk shihen më vetëm si një shenjë fati, apo si një shenjë pangopësie seksuale, por si një letër e vlefshme dhe e lakmueshme në botën e modës.
Kjo përshtypje është përforcuar kohët e fundit, kur nëpër sfilata dhe shërbime fotografike po shohim gjithnjë e më shumë modele me këtë hapësirë të theksuar mes dhëmbëve. E kujt i shkonte mendja aty?! Kjo listë ishte e udhëhequr më parë nga Brigitte Bardot, Madonna, Anna Paquin e "True Blood", këngëtarja Vanessa Paradis, e cila është bërë imazh me dhëmbë të ndarë i Chanel Rouge Coco-së.
Edhe yje të momentit, si modelja Georgia May Jagger (vajza e Mick Jagger-it), e kudogjendura Lara Stone, Lindsey Wixson, Jessica Hart,e kanë "defektin" që tashmë konsiderohet si një aset i vlefshëm në botën e modës.
Prania e kësaj hapësire mes dhëmbëve është një tregues i sigurt që industria, të paktën për momentin, është lodhur dhe mërzitur paksa me nocionet e ngurta të perfeksionizmit të fotoshopit. /Telegrafi/