Telegrafi

“Shiko kush Luan” rikthehet më 28 shtator

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

Emisioni “Shiko kush Luan”, i cili vitin e kaluar tejkaloi pritshmëritë, do vazhdojë edhe sivjet.

Prurja televizive e Luana Vjollcës në Top Channel edhe këtë vit do i befasojë fansat me puntata nga më të ndryshmet,e natyrisht se edhe me të ftuar shumë të veçantë.

Bukuroshja atraktive e ekranit së fundmi bëri të ditur se po rikthehet sërish dhe se ky projekt do të fillojë më 28 shtator.

Në videon e postuar në rrjetin social, Instagram, moderatorja shqiptare tregon se skena është gati, duke zbuluar më shumë detaje se si do të duket.

“Shiko Kush Luan” rikthehet me datën 28 shtator me dy super kapitenë, Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja. Di të ju them që nuk duhet të humbisni për asnjë arsye. Edhe pse e di se edhe ju po e prisni njësoj si une”, ka shkruar krahas këtyre postimeve 28-vjeçarja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shiko kush Luan

Përveç skenës së re, prezantuesja Vjollca mori vëmendje të madhe me dukjen atraktive dhe vazhdon të jetë në top formë.

Biondja përndryshe këtë verë ka qenë mjaft e angazhuar si me projekte e po ashtu edhe me koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/