Duke shikuar këtë iluzion optik mund të përmirësojmë të parët tonë – konstatojnë shkencëtarët
Ekipi i hulumtuesve ka zbuluar që njerëzit mund të përmirësojnë të parët e vet duke shikuar iluzione të posaçme.
Derisa të jenë nën ndikimin e tyre, njerëzit mund të lexojnë shkronjat të cilat në të vërtetë nuk mund t’i shohin.
Mjafton që vetëm të uleni para kompjuterit ashtu që me maja të gishtave të dorës së shtrirë mund të prekni ekranin dhe 30 sekonda të shikoni këtë iluzion optik, transmeton Telegrafi.
Hiqni syzet nëse i bartni.
Kur të kalojë koha, shikoni fotografinë nën iluzionin dhe lexoni shkronjat.
Në 30 sekondat e ardhshëm të parët tuaj do të duhej të ishte shumë më i kthjellët dhe për këtë arsye do të mund të lexoni një rresht më shumë.
Në rast që keni të parë të shkëlqyeshëm, nuk do të vëreni kurrfarë ndryshimesh. /Telegrafi/