Telegrafi

Shikimi i zgjatur i TV-së mund të ndikojë në trurin e fëmijëve

Ryuta Kawashima, profesor në “Division of Cognitive Neuroscience Institute of Development, Aging and Cancer” në Universitetin Tohoku, dhe kolegët e tij thanë se studimi përfshiu rreth 270 fëmijë të moshës 5-18 vjeçar, të cilët shikuan deri në 4 orë të TV në ditë.

Truri i fëmijëve dhe adoleshentëve u skanua duke shfrytëzuar rezonancën magnetike, transmeton koha.net.

Hulumtuesit përdorën të dhëna përcjellëse të gjatësisë në pjesëmarrësit e studimit dhe zbuluan se shikimi i zgjatur i TV shoqërohej me një ndryshim negativ në aftësitë verbale dhe anatominë e trurit me kalimin e kohës.

Studimi i publikuar në revistën “Cerebral Cortex” gjeti se shikimi i zgjatur i TV ndikoi negativisht në mekanizmat nervore si aftësitë verbale. /Telegrafi/