Site icon Telegrafi

Shijoni pak verë gjarpri!

Vera e gjarprit është pije alkoolike tradicionale e Vietnamit. Në shishen e alkoolit ata fusin gjarprin helmues.

Gjarpinjtë helmues zakonisht nuk hahen por përdoren si “mëlmesë” për shijen e pijeve, sepse alkooli asgjëson helmin dhe shkatërron përbërësit e tij aktiv, ndërsa pijes ia jep një aromë të pazakontë.

Nëpër Azi mund të gjenden pije të ndryshme me gjarpinj, por ajo origjinalja prodhohet kryesisht në Vietnam, Laos dhe Tajlandë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version