Milanit për tu futur në fazën e grupeve të Ligës së Evropës iu deshëm të përjetojnë gjuajtjen e 24 penalltive kundër portugezëve të Rio Aves.
Milani që konsiderohet si një nga gjigantët e futbollit evropian, ka qenë shumë afër që të eliminohet.
Skuadra e Stefano Pioli ishte pa Zlatan Ibrahimovic, i cili doli pozitiv për coronavirus javën e kaluar dhe kjo tregoi se sa shumë është i vlershëm lojtari për klubin kuqezi.
Pavarësisht se ishin në epërsi që në minuta e 51-të me golin e mesfushorit belg Alexis Saelemaekers, ekipi i Stefano Pioli pësoi shpejtë dhe ndeshja shkoi në vazhdime.
Rio Ave kaloi në epërsi në kohën shtesë dhe ishin afër të të siguronin një nga rezultatet më të mëdha në historinë e tyre, por për fat të mirë të Milanit një goditje e në minutën e 122-të, nga Hakan Calhanoglu u kthye në gol.
We’re through ??
But how’s your heart rate? ❤️?#RioAveMilan #SempreMilan #UEL pic.twitter.com/0HhUp07CdJ— AC Milan (@acmilan) October 1, 2020
Çdo lojtarë që ishte në fushë, ishte i detyruat të gjuante penallti. Kjo shkoi deri te dy portierët, ku që të dy e humbën goditjen nga 11 metra.
The entire penalty shootout between Rio Ave and Milanpic.twitter.com/shLwvc5Nnz
— Milan Eye (@MilanEye) October 1, 2020
Milani në fund fitoi 9-8 pas një pritjeje të shkëlqyeshme nga Gianluigi Donnarumma, ndërsa lojtarët e Rio Aves, më parë kishin tri mundësi që ta fitonin ndeshjen.
Megjithatë, ‘heroi’ i vërtetë i natës ishte administratori në llogarinë së AC Milanit në Twitter, i cili shkroi për çdo penallti të goditur. Pak shaka.
PENALTY SHOOT-OUT
Rio Ave: ⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽❌⚽❌❌❌#ACMilan: ⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽❌⚽❌❌⚽@gigiodonna1!!#RioAveMilan 2-2 #SempreMilan#UEL— AC Milan (@acmilan) October 1, 2020
Milani tani pret shortin që do të hidhet sot në Nyon të Zvicrës. /Telegrafi/