Site icon Telegrafi

Shijon muajt e fundit të shtatzënisë – Sara Gjordeni shkëlqen në fotosesionin e ri

Sara Gjordeni

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Sara Gjordeni, po shijon muajt e fundit të shtatzënisë.

Ajo me këtë rast për të dokumentuar këtë periudhë të bukur ka realizuar edhe një fotosesion.

Bukuroshja e famshme duket e mrekullueshme, gjersa po pret që të bëhet nënë e një vajze.

Sara dhe partneri i saj, artisti Bardhi, në dhjetor do të bëhen prindër për herë të parë.

Dyshja u njohën në edicionin e tretë të Big Brother, ku edhe nisi romanca e tyre e dashurisë.

Lexo po ashtu “Njerëzit që ndava bukën, sot po më anulojnë koncertet”, Bardhi hedh thumba përmes këngës së re

Të njëjtit tani po jetojnë së bashku në Tiranë, ku edhe kanë blerë një apartament.

Bardhi nga ana tjetër pak ditë më parë solli këngën e re, të cilën ia dedikoi vajzës së tij, që do të quhet Nea. /Telegrafi/

Exit mobile version