Telegrafi

Shijon lirinë pas dy viteve: Shikoni reagimin e orangutanit i cili gjysmën e jetës e kaloi i mbyllur në kafaz të drurit (Video)

Një video interesante është shfaqur në internet, ku shihet një orangutan i cili lirohet nga një kuti e drurit, brenda të cilës kishte qëndruar i ngujuar për më shumë se dy vite.

Orangutani i quajtur Kotap, është shpëtuar nga një grup i punonjësve ndërkombëtar të organizatës për mbrojtjen e kafshëve në një fshat në pjesën perëndimore të Borneos.

Kotap katër vjeq, kishte kaluar gjysmën e jetës i mbyllur në një kuti druri, brenda të cilës kishte vetëm disa shishe të plastikës me të cilat luante.

Ai ishte aq i frikësuar të dal jashtë kutisë në momentin kur e liruan punëtorët, sa që tentonte të kthehej brenda. /Telegrafi/